Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në unazën e Durrësit, me pasojë plagosjen e një familjeje që po udhëtonte me makinë, policia ka arrestuar shtetasin italian që u përplas me ta.
Shtetasi M. D. 35 vjeç, banues në Piza, Itali, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “BMV” me targa italiane, kur rreth orës 17:00, në unazën Plepa – Shkozet, është përplasur me mjetin “Benz” me drejtues shtetasin S. S. 33 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë, janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe pasagjerët e tij, fëmija e mitur me iniciale S. S. 1 vjeçe, D.S. 31 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit S.S.) dhe H.D. 66 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj italianit rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.





