Alfred Cepe, Drejtori i Policisë së qarkut tha për mediat se është ngritur grupi hetimor për të sqaruara motivet e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Divjakë.
Më vonë do të ketë detaje të reja në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij.
“Është organizuar puna dhe kapur autori. Është ngritur grup hetimor në të gjitha pikat që dyshohet se mund të ketë prova materiale do të punohet për të sqaruar të gjitha rrethanat, në përfundim kur të dalin rrethanat dhe motivet do të japim informim”, tha Cepe.
Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti me një ish punonjës të bashkisë.
Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit. Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.
Mësohet se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.
Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.
Kryebashkiaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa forca të shumta policie janë në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.





