Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit, pranë stacionit të trenit.
“Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.
Grupi hetimor ka identifikuar edhe autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.
“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit A.B. Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona”,- njofton policia.





