Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen e punonjësit të burgut të Peqinit, Idajet Pajës. Efektivët e Policisë kanë gjetur edhe armën me të cilën është qëlluar efektivi, ndërsa në vendngjarje është zhdukur pa lënë gjurmë gëzhoja. 

Autori mendohet se ka qëlluar me kallashnikov në ajër, ku një plumb qorr ka goditur efektivin e burgut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Peqin/Informacion paraprak/

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë. Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.