Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.
Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic. Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, policia po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “përshkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Policia ka dalë në një deklaratë ku kërkon pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.