Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë në lagjen “Rus” në Shkodër ku mbeti e plagosur shitësja e dyqanit Flutura Muça, 49 vjeçe. Për këtë rast është ndaluar autori Shkëlzen Zenja, 25 vjeç.
“Më datë 18.02.2017 rreth orës 12:30 në vendin e quajtur “Rus” pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Ramadani”, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para të policisë, dy personat e armatosur kanë qenë me motoçikletë, kur kanë qëlluar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se ka mbetur e plagosur shtetsja Flutura Muça 49 vjeçe, banuese në lagjen Partizani, Shkodër.
E dëmtuara është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





