Forca të shumta policie kanë blinduar Spitalin e Traumës, aty ku po trajtohet Ardjan Çapja, “i forti i Elbasanit” që mbeti sot i plagosur pas një atentati me snajper.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të LSA, forca të policisë së rendit dhe të forcave speciale kanë marrë nën “kujdes” territorin e Spitalit për të shmangur çdo ngjarje të mundshme.

Çapja mbeti i plagosur paraditen e sotme në banesën e tij teksa u qëllua me një plumb në shpatull. Goditja me snajper mendohet të jetë bërë nga një distancë e largët, ndërsa pas rrëzimit në tokë 55-vjeçari pësoi edhe dëmtime në kokë. 

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e Çapjas është kritike, ndërsa orët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme.