Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rubik të Mirditës. Mësohet se Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Fillimisht palët janë konfliktuar me njera tjetrën për konfliktet e vjetra.
I plagosuri Frederik Leka, 26-vjeç, është me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Në vitin 2013 i është vrarë dhe babai, Mark Leka, me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.





