Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me plagosjen e një të riu mesditën e sotme në autostradën “Durrës-Tiranë”.
Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, uniformat blu po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.