Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 26-vjeçari Fabjo Arifaj.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është shpallur në kërkim një 32-vjeçar, Grisjan Latifaj i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 26-vjeçarin, ndersa ky i fundit ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu nga autoritetet është arrestuar vëllai i 32-vjeçarit, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.