Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para, lidhur me plagosjen e pasdites së sotme të një të riu, në lagjen nr.6 të qytetit.
Policia sqaron se i plagosur në këmbë ka mbetur 18 vjeçari S.K., ndërkohë që është shpallur në kërkim autori, 17-vjeçari A.P. banues në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës është plagosur me armë në këmbë shtetasi S.K. 18 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin A.P. 17 vjeç, banues në Durrës.
Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





