Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes, 30-vjeçari Sokol Daci. 

Si pjesë e veprimeve procedurale, është ekzekutuar urdhri i ndalimit i lëshuar nga Prokurori për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë edhe shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe ndaj shtetasit B. K. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.