Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka identifikuar njërin nga personat e përfshirë në konfliktin me armë zjarri, i cili ndodhi mbrëmë në një pikë servisi makinash në Vorë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre personat e tjerë që u përfshinë në konflikt, nga ku mbetën të plagosur tre persona, njëri me armë zjarri dhe dy të tjerë me sende të forta.
I arrestuari është shtetasi O. P., 39 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” .

Po punohet për shoqërimin e shtetasve B. B., 32 vjeç, R. L., 38 vjeç, dhe M. U., 37 vjeç. D
Gjatë konfliktit, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. Sh., ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI POLICISE

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin O. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve B. B., 32 vjeç, R. L., 38 vjeç, dhe M. U., 37 vjeç. Ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M. dhe Xh. Sh. Gjatë konfliktit, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. Sh., ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Si nisi sherri?

Konflikti ndodhi për pjesë këmbimi makinash. Dy vëllezërit Mara konkretisht 37 dhe 35 vjeç janë konfliktuar me Xhuliano Shkurti 28 vjeç.

Ky i fundit ka goditur me sende të forta vëllezërit, të cilët kanë në pronësi një servis makinash.

Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.