Agim Jazaj është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në afërsi të xhamisë “Xhura”, tek zona e njohur si “Oxhaku”.

Ndërsa, autori i dyshuar i plagosjes, mësohet se është Sajmir Xhafa.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se konflikti mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.