Policia e Durrësit ka arrestaur 31-vjeçarin i cili plagosi me thikë dy ditë më parë shtetasin E. C., 31 vjeç.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.12.
Ndërkohë, po nga ky komisariat u arrestua edhe shtetasi V. Y., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Ll., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës (thikë), shtetasin E. C., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
V. Y., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.





