Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen që ndodhi pak më parë në lagjen nr.1 në Durrës, ku mbeti i plagosur me thikë një person.

Sipas njoftimit, pas konfliktit për motive të dobëta, 36-vjeçari Fatjon Vrioni, ka plagosur me thikë, shtetasin Artan Kazazi 50-vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.

Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.