"Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 18 është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.P. 23 vjeç, banues në Durrës",- njofton policia e qytetit bregdetar.
Shtetasi i mësipërm ndodhet në spitalin rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
"Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Gj. SH. 31 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij",- njoftojnë të njëjtat burime.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





