Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen e regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Durrës.

“Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve”, sqaron policia.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, kapet në kohë rekord autori.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.