Policia e Durrësit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e plagosjes së mbrëmjes së të mërkurës.
Sipas njoftimit zyrtar policor, “më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për mkapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç”.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.7, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari dyshohet se ka plagosur shtetasin A.M.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





