Policia e Durrësi ka marrë në pyetje edhe dy punëtorët të cilët ishin të pranishëm ditë e djeshme në plagosjen me armë zjarri të kolegut të tyre Altin Sulku, nga 35-vjeçari Augert Zera, në lagjen nr.2 në Durrës.
Të dy punëtorët kanë dhënë të njëjtin version për ngjarjen, duke deklaruar se gjithçka ka nisur për shkak të zhurmës.
“Ishte ora mes 09:00 dhe 10:00. Kishim nisur punë normalisht. Nuk është se po përdornim pajisje elektrike siç janë fresibli apo matrapiku. Në një moment, ai djali (autori) erdhi dhe na tha mos bëni zhurmë se më shqetësoni. ‘Ne s’po bëjmë zhurmë po punojmë’, i thamë. Na shau dhe ne ia kthyem. Debatuam për disa sekonda dhe nxori armën dhe qëlloi”, ka deklaruar i plagosuri dhe dy kolegët e tij.





