Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 23-vjeçarin Emanuel Buci, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një të riu në Kamëz.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 13:55, ku 29-vjeçari Mikel Xhetani mbeti i plagosur pas një konflikti që dyshohet se ka pasur motive të dobëta.
Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Shërbimet e rendit po vijojnë kontrollet në të gjithë zonën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.