Policia e Durrësit njofton se dy vëllezërit që mbetën të plagosur rëndë pas shpërthimit të bombolës në Ishëm, kanë qenë duke e montuar atë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Sipas informacionit paraprak, bëhet e ditur se “Më datë 21.02.2018, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të dëmtuar shtetasit S. P. 49 vjeç dhe B.P. 44 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm, Durrës.
Të dëmtuarit kanë qenë duke montuar një bombol gazi në serën e tyre.
Për pasojë ndodhen në spital në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
Mësohet se dy vëllezërit Sokol e Bardhok Prroja janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të shumta.





