Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku një punonjës ra nga një lartësi, dhe për pasojë u plagos rëndë, është arrestuar ixhinieri i firmës së ndërtimit.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se: "U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sami Babameto, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë inxhinier arkitekt pranë firmës private përgjegjëse për rikonstruktimin e objektit nga i cili gjatë punimeve është rrëzuar nga skela, nga një lartësi 2.7 metra, shtetasi I.M, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" në gjendje të rëndë për jetën.

Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasen A.B, 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.