Kur kanë kaluar dy ditë nga plagosja e Lorenc Kostës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, policia vijon kërkimet për kapjen e autorit, efektivit Erjon Goxhara.
Mësohet se policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, ka shtrirë aksionin edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit.
Kërkimet janë shtrirë edhe jashtë Tirane, apo edhe në Memaliaj nga ku kishte dhe origjinën.
Gjithashtu bëhet e ditur se uniformat blu vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet.
Ndërkohë ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rreth rrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut. Kur Goxhara ka parë policinë, ka zbritur dhe është larguar me vrap në këmbë i vetëm.