Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Një 25-vjeçar u arrestua pasi mbrëmjen e djeshme u përfshi në një konflikt të çastit dhe plagosi me mjete të forta një 51-vjeçar.

Gjithashtu në pranga është vendosur S. P., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur 8 doza lëndë narkotike kanabis. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Policia vë në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmje e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. H., 34 vjeç banues në Vlorë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.