Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Kamëz, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe Policia e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve dhe gjendjen e dy të dëmtuarve pas sulmit me mjet prerës.
“Shtetasi me inicialet J. M., dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij”, njoftoi policia e kryeqytetit paraprakisht.
Uniformat blu sqaruan se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të kërkuarit.
Kurse dosja për hetime të mëtejshme rreth motiveve dhe dinamikës i kaloi prokurorisë.





