Një sherr i çastit në lagjen nr. 14 të Durrësit ka përfunduar me një të plagosur rëndë. Policia njofton se pas konfliktit fizik midis dy personave, 25-vjeçari K. D. goditi me sende të forta shtetasin G. M., duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

Fillimisht i dëmtuari mori ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Autori u kap menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe u arrestua në flagrancë.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Durrësit.