Një 36-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga blutë e qytetit.
Mësohet se një ditë më parë, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për shtetasin E. Ll., banues në Durrës.
Nga burimet zyrtare, bëhet me dije se ky shtetas, akuzohet për tre vepra penale, të parashikuara nga nenet 89, 84, 278 të Kodit Penal.
Konkretisht, "Plagosje e lehtë me dashje", "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
Njoftimi i policisë
Më datë 15.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë prane Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. vjeç 36, banues në Durrës. Nenet 89, 84 dhe 278 të Kodit Penal.





