Një person është plagosur me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me armë në drejtim të një personi, i cili udhëtonte me makinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.