Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë. Nga të dhënat e para policore, thuhet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes", njofton policia.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.





