Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është raportuar pak më parë, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe as identiteti i personit të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.