Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.2 të Durrësit, në zonë që njihet si “Sefer Efendiu”.

Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Sipas burimeve policore, të cilave u referohet “DurrësLajm”, bëhet fjalë për një të ri rreth 30 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë, më saktësisht në thembër.

Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja, identiteti i të plagosurit dhe ai i autorit të krimit.