20 shtator 2013- Në rrethana ende të paqarta, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, pak minuta më parë. I plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjini, i cili punonte si shitës në një dyqan celularësh.Sipas dëshmitarëve, Gjini ka qenë brenda në dyqan dhe një person i cili ka zbritur nga një makinë tip “BMW”, e ka qëlluar disa herë me armë zjarri.Menjëherë i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, për të marrë ndihmën e duhur shëndetësore.





