Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Rexhep Tare i cili është dërguar drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.