Një person në Shijak ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në Pjezë dhe autori i krimit ia ka mbathur menjëherë.

Policia thotë se për motive të dobëta shtetasi A.H. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues po në Pjezë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.