Një plagosje është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 në Durrës.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, ku një 40-vjeçar ka goditur me një mjet prerës një person tjetër, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.