Një plagosje me mjet prerës është regjistruar pasditen e sotme në periferi të bashkisë Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një i ri është plagosur me thikë në zonën e Qerretit dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.
Sipas burimeve të “DurrësLajm”, i plagosuri është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe identifikuar dhe kapur autorin.





