Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të përfshirë kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi.

Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja perballe Postes Shqiptare.

Njëri prej tyre është plagosur, ndërkohë që autori është shoqëruar nga policia, siç duket edhe në videon e mëposhtme që “DurrësLajm” po publikon.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal, por do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë dinamikën e krimit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rreziikut për jetën.