Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit të Durrësit.
Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Sipas burimeve policore, të cilave u referohet “DurrësLajm”, bëhet fjalë për burrë rreth 45 vjeç.
Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja, identiteti i të plagosurit dhe ai i autorit.





