Një plagosje me thikë është shënuar në oborrin e një gjimnazi në Fushë Krujë.  

Plagosja ka ndodhur në gjimnazin “Shote Galica”, ku Klisman D., 18 vjeç u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. 

“Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle). 

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.