Një konflikt mes dy personave në Tiranë ka çuar në plagosjen e 26-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.V, 26 vjeç, ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, A.C., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari u vu në pranga nga policia, ndërsa ndaj shtetasit A. C. u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.