Një plagosje me thikë ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me iniciale G.K (Gentian Krasniqi) është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur për shkak të një femre.