Një plagosje me thikë ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të diele në zonën e Spitallës, në lagjen nr.15 të Durrësit. “DurrësLajm” mëson se konflikti ka ndodhur mes dy komshinjve.

Ndërkohë përveç të plagosurit me thikë, me dëmtime të rënda ka mbetur edhe babai i autorit të plagosjes.

Dyshohet se në konflikt kanë mbetur të përfshirë disa persona.

I plagosuri me thikë ndodhet në spitalin e Durrësit dhe po ashtu edhe babai i autorit të ngjarjes. Deri më tani nuk janë të qarta motivi/et e konfliktit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij krimi. Aitori i krimit është shpallur në kërkim.

Pritet që detaje të reja të bëhen të ditur në vijim i dhe të zbardhet identiteti i personave të përfshirë në konflikt.