Një person ka mbetur i plagosur në lagjen “Rus” në Shkodër.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, teksa i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.