Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Fan Noli”.
Bëhet me dije se dy shoferë furgonash që transportojnë nxënës kanë pasur fillimisht një konflikt verbal për bllokimin e rrugës dhe më pas situata është agravuar me përdorimin e thikës.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





