13shtator 2015 – Qëllohet për t’u ekzekutuar një 35-vjeçar në qytetin e Shkodrës. Mëngjesin e sotëm, Lulzim Leckaj, u qëllua me armë zjarri, duke u plagosur rëndë, në vendin e njohur si “Dollari”, afër selisë së Partisë Demokratike të Shkodrës.
Nga vendngjarja raportohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit me një makinë të rastit, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike. Në vendngjarje ka njolla gjaku, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja plumbash.
Po sqarohen rrethanat e ngjarjes, që sipas dyshimeve të para mendohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ende nuk dihen autorët e saj.
/portali DurresLajm/