Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Spitallë.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas.

Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.”,– njofton policia

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.