Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë duke çuar në plakjen e shpejtë të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të këtij viti lindjet janë ulur me 16.9%, ose ndrydhe 1050 lindje më pak se tre mujori i parë i 2022-shit.

Për pasojë kemi pasur numër më të lartë vdekjesh sesa lindjesh. Shifrat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit kemi 393 vdekje më shumë se lindje.

Këto të dhëna nuk janë aspak optimiste për vendin tonë, pasi po çojnë Shqipërinë drejt plakjes. Numri i vdekshmërisë në vendin tonë është më i lartë se ai ardhjes në jetë të fëmijëve. Kjo është ulja më e madhe e lindjeve që është shënuar në vitet e fundit në vendin tonë.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me disa faktorë që janë emigrimi i të rinjve,pamundësia ekonomike si dhe rritja e moshës së martesës. Të dhënat zyrtare tregojnë se, në vitin 1990, mosha mesatare e popullsisë ishte 26 vjeç, në vitin 2014 ishte 35 vjeç.