23shtator 2015 – Një 25-vjeçare moldave, e cila ushtronte prostitucion në Itali, u godit disa herë me thikë nga klienti 75-vjeçar. I moshuari, sipas policisë ishte nga Caster Volturno në Casertano. Ai i ka kërkuar fillimisht takim vajzës së re, duke i kërkuar që të martohej me të. Refuzimit të 25-vjeçares, ai i është përgjigjur me thikë.
Sipas policisë autori është ndaluar pak orë më vonë. Ai kishte pasur disa herë takime me moldaven, duke arritur sa t’i kërkonte martesë. Madje, shpesh, 75-vjeçari ishte nisur nga Kalabria për ta bindur që të martohej me të. Vajza ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
/portali DurresLajm/