Policia gjermane ka arrestuar 3 persona, pas dyshimeve se po mbështesnin një militant të dyshuar islamik dhe po e ndihmonin atë të përgatiste një akt për përmbysje të dhunshme të shtetit, raporton revista “Focus” në faqen e saj të internetit.
Ajo citon kryeprokurorin publik në qytetin verior Celle, të ketë thënë gjatë kësaj të premteje se ka lëshuar urdhërarreste për dy burra dhe një grua.
Zyra e prokurorit nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesës së agjencisë “Reuters” për informacione të mëtejshme.
Sipas “Focus”, të dyshuarit janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes dhe ata janë një 27-vjeçar afgan, një bashkëmoshatar i tij turk dhe një 25-vjeçar gjerman. Më tej shtohet se militanti salafist që dyshohej se ata po mbështesnin është arrestuar më 21 shkurt dhe tashmë ndodhet në paraburgim.